Aksion humanitar për të ndihmuar Kumanovën
Shkupi vazhdon të tregojë humanizëm dhe solidarizim me KUmanovën...

Të rinjtë e kryeqendrës, pjesë e grupit të tifozëve Shfercerët, kanë filluar tashmë prej së hënës grumbullimin e ndihmave për banorët e “Lagjes së trimave në Kumanovë , të cilët humbën gjithshka gjatë dy ditë luftimesh.
“Duke marr parasysh fatëkeqësinë që ka ndodhur atje besoj se edhe ndihma më e vogël prej gjdo qytetari që kalon këndej e ndjen sado pak borxh për t’ju ndihmuar atyre familjeve do të jetë e mirseardhur.Duke mar parasysh faktin se vetëm dy dit jemi këtu prej në 12-16, jemi më së të kënaqur nga ndihma e qytetarëve që na kan dhuru edhe shpresoj se do të vazhdon me këtë intesitet që të paktën ne të jemi shkaku që për disa familje të jua kthejmë sadopak buzëqeshjen” – tha njëri ndër organizatorët e këtij aksioni humanitar, Dardan Hyseni.
Qytetarët mbështesin aksionin duke donuar me aq sa munden për kumanovarët por nuk preferojnë të flasin në këtë temë, sepse vlerësojnë se ndihma bëhet nga shpirti e jo për tu reklamuar në media.
Ky aksionin humanitarë i të rinjëve nga Shkupi është shtrirë në Komunën e Çairit dhe në atë të Sarajit. (Gyltene Sinani, TVM2)
