Maqedoni
Parashikimi i motit
21.05.2025 09:06
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në disa zona, proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta (mbi 60 km/h) dhe në mënyrë të izoluar, breshër.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 27°C.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës pritet stuhi e shkurtër me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fuqishme dhe mundësi të izoluar për breshër. Temperatura minimale do të ulet në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.
