Maqedoni
Seancë e re dëgjimore në Gjykatën Penale për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes
21.05.2025 09:15
Në Gjykatën Penale po zhvillohet një seancë e re lidhur me rrëmbimet dhe vrasjet mizore të Pançes dhe Vanjës...

Në Gjykatën Penale të Shkupit po zhvillohet një seancë e re lidhur me rrëmbimet dhe vrasjet mizore të Pançe Zhezhovskit nga Velesi dhe Vanja Gjorçevskës nga Shkupi, të kryera më 22 dhe 27 nëntor 2023. Gjatë seancës pritet të paraqiten prova të reja nga Prokuroria Publike.
Për këto krime po gjykohen i pandehuri i parë, Ljupço Palevski–Palço, ish-kryetar i partisë “E Djathta”, si dhe bashkëpartiakët e tij Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev. Ndërsa Aleksandar Gjorgievski, babai i Vanjës, po gjykohet për ndihmë në rrëmbimin e vajzës së tij.
