Maqedoni
Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata
21.05.2025 09:26
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
LAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur dhe të drejtojnë mjetet me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtigje lumi dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
