Nishani pret në Tiranë presidentin turk, diskutohen ngjarjet në Kumanovë
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani priti në Tiranë Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili kryeson një delegacion zyrtarësh dhe investitorësh turq të interesuar për investime në Shqipëri...

Në diskutimet mes dy burrshtetasve, kanë zënë një vend të rëndësishëm edhe ngjarjet e fundit në Maqedoni, me theks të veëantë Kumanova. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i ka kërkuar me ngulm zbardhjen e kësaj ngjarjeje e cila sipas tij, duket se ka shumë mistere.
“Ngjarja ka tronditur jo vetëm rajonin, por gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Bëjmë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe një hetim transparent. Bëjmë thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë rast në një konflikt të paqenë ndëretnik dhe të zbatohet Marrëveshja e Ohrit” – tha presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Edhe Turqia i bën thirrje autoriteteve maqedonase të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan , ka zhfrytëzuar vizitën njëditore në Tiranë, për të dënuar sulmet e fundit në Kumanovë, e për të kërkuar zbatimin e të drejtave të të gjithë shtetasve të Maqedonisë në mënyrë të barabartë, duke i qëndruar strikte marrëveshjes së Ohrit që rregullon marrëdhëniet ndëretnike .
“Në Ballkan ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë. Sa i përket ngjarjeve në Kumanovë, acarimet duhet të zgjidhen përmes dialogut” – tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Në fakt kjo situatë ka ngritur në këmbë autoritetet qeveritare, të cilat në mbeldhjen e sotme të këshillit të ministrave kanë vendosur emërimin urgjent të z. Bashkim Rama si ambasador në Maqedoni, në kushtet kur tensionet janë shtuar së tepërmi.
Pas takimit me presidentin Nishani, Erdogan është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ku kanë ndarë shqetësimin për ngjarjet e fundit në rajon si dhe kanë folur për bashkëpunimin Shqipëri-Turqi.
Arsyeja e vizitës së Erdogan në Tiranë lidhet me vendosjen e gurit të parë të themelit të xhamisë së madhe në zemër të kryeqytetit shqiptar, ku Komuniteti Mysliman turk ka dhënë 30 milionë euro për ndërtimin e saj. Në kuafdër të vizitës u nënshkrua edhe një marëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë. (Luljeta Ndoka Likaj, TVM2)
