Rajon
Kosovë, dështoi sërish konstituimi i Kuvendit
21.05.2025 12:03
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë....

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë dështuar të marrin pjesë dhe të votojnë komisionin për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Parlamentit.
Seanca e radhës do të mbahet më 23 maj. Ndërkohë sekretarja e PDK-së kërkon nga Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë ngërçin politik në të cilin ndihet vendi.
