Botë
OKB, Izraeli vazhdon bllokimin e ndihmave për Gazën
21.05.2025 12:24
Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gazë...

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gazë, pavarësisht se Izraeli lejoi kalimin e një ndihme të kufizuar humanitare pas bllokadës që vazhdon prej javësh.
Zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dujarriq në konferencën për media tha se katër kamionë me ushqim për fëmijë kanë hyrë në Gazë të hënën dhe disa kamionë që transportonin furnizime bazë si miell, ilaçe dhe produkte ushqimore kanë hyrë në Gazë të martën, por që nuk është mundur të kryhet transporti në depot e OKB-së dhe shpërndarja e këtyre ndihmave. Izraeli ka njoftuar se do të “lejojë kalimin e një sasie bazë ushqimi për të parandaluar urinë” në Rripin e Gazës, ku ka vendosur një embargo humanitare që nga 2 marsi. Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se vendimi për të filluar menjëherë kalimin e ndihmës humanitare në Gazë u mor për shkak të presionit politik të ushtruar mbi Tel Avivin, veçanërisht nga ShBA-ja dhe vendet evropiane.
