Botë

Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbën jetën 4 fëmijë

21.05.2025 12:49

Të paktën katër fëmijë humbën jetën dhe 38 persona të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi...

Të paktën katër fëmijë humbën jetën dhe 38 persona të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që kishte në shënjestër një autobus shkolle në distriktin Kuzdar të provincës jugperëndimore të Balohistanit në Pakistan, njoftuan autoritetet lokale.
 
Sipas Jasir Ikbal Dashtit, zyrtar qeveritar në Kuzdar, autobusi i përkiste Shkollës Publike të Ushtrisë dhe ishte duke transportuar fëmijët në mëngjes kur u sulmua. Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, dënoi ashpër sulmin, ndërsa shprehu dhimbje dhe pikëllim të thellë për humbjen e jetëve të fëmijëve.
 
“Armiku sulmoi fëmijë të pafajshëm me barbari. Ky sulm ndaj një autobusi shkolle është një akt i urryer që synon të destabilizojë vendin.”, thuhet në deklaratën e ministrit.