Botë
Emigracioni, KE miraton agjendën për politikën e re
13.05.2015 15:22
Komisioni Europian aprovoi agjendën e një politike të re të emigracionit...

Masat në fjalë janë këto: 20 mijë klandestinë që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare e që vijnë nga kampe refugjatësh në vende të treta, do të sistemohen nëpër Europë.
"Duam të asistojmë shtetet anëtare në mënyrë që t'i jepet fund kasaphanës humanitare e të ofrohen zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata të një fenomeni që nuk do të zhduket vetëm po nuk e përmende", thonë nga KE.
Nuk janë fiksuar ndërkohë numra për shpërndarjen e emigrantëve të zbarkuar tashmë, ndërsa përqindjet e vendeve pritëse do të jenë të ndryshme.
Këto janë vetëm disa nga detajet e para të takimit të sotëm ku ka hedhur rrënjë kësisoj sistemi i kuotave.
Skema e miratuar nga Komisioni duhet të marrë edhe miratimin e qeverive të vendeve anëtare. Propozimi i një zgjidhjeje përfundimtare do të prezantohet brenda fundit të majit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
