Maqedoni

Fillon rikonstruimi i Klinikës së Gjinekologjisë, Mickoski: Mbështetje të fortë për shëndetësinë publike

21.05.2025 15:02

Mickoski informoi rikonstruimin e klinikës çë do të realizohet deri në fund të vitit....

Kryeministri, Hristijan Mickoski, informoi rikonstruimin e klinikës, me vlerë prej 29 milionë denarë, i cili do të realizohet deri në fund të vitit. Sipas tij, këto para do të përdoren për rinovimin oborrit përpara klinikës, sallave të pritjes, ambulancave, laboratorëve dhe zyrave specialistike.
 
“Ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të investojmë dhe të ndihmojmë, sigurisht, sa më shumë që të mundemi. Këtë vit, buxheti i Fondit, nëse krahasohet me buxhetin me vitin Kovid 2020, 2021, është rreth 18 miliardë denarë më i lartë, domethënë rreth 300 milionë euro, që është një shumë e konsiderueshme. A është e mjaftueshme? Nuk është kurrë e mjaftueshme. Por, nëse keni një buxhet prej afër 900 milionë eurosh, atëherë kjo është diçka që është e rëndësishme, sepse 53 miliardë denarë është buxheti.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Papestiev: Do të ndërtohet qendër e in-vitros
 
Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Irena Papestiev, tha se me 27 milionë denarë do të ndërtohet një qendër moderne in vitro.
 
“Klinika e Gjinekologjisë gjithmonë ka futur teknikat më të fundit moderne, si diagnostikuese ashtu edhe terapeutike. Në vitin 2000, në klinikën tonë është kryer in-vitroja e parë dhe lindi foshnja e parë in-vitro. Fatkeqësisht, në klinikën tonë nuk kishte in-vitro për 4 vjet, por puna ka filluar përsëri që nga nëntori i vitit 2024. Programi i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka miratuar 27 milionë denarë për modernizimin e pajisjeve të vjetruara, që nuk janë rinovuar për 15 vjet dhe shpresoj që pas përfundimit të këtij projekti do të jemi në gjendje të ndjekim përsëri trendet botërore. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për një vend si i yni, sepse për fat të keq është e qartë për të gjithë ne, sepse shkalla e natalitetit është në rënie.", - theksoi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Irena Aleksioska Papestiev.
 
Mickoski gjithashtu tha se një pjesë e projektit, i cili do të zbatohet së bashku me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, do të përqendrohet në kujdesin shëndetësor dhe pret nëse kushtet janë të favorshme për ndërtimin e Qendrës së madhe Klinike, përfundimisht në Shkup. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI