Rajon
Kosovë, dështoi për të 19-ën herë konstituimi i Kuvendit, Vetëvendosje fajëson opozitën për bllokim
21.05.2025 15:58
Kuvendi i Kosovës assesi të përfundojë seancën konstituive....

Kuvendi i Kosovës assesi të përfundojë seancën konstituive. Edhe për të 19-ën herë nuk u arrit të zgjidhet kryeparlamentari. Pasi deputetët e partive opozitare nuk e votuan propozimin për votim të fshehur, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën, për ta caktuar vazhdimin e 20 të saj pas 48 orësh. Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se konstituimin po e bllokon opozita.
“Nëse vazhdojmë me kërkesa, siç po do opozita, atëherë ne do të kemi kryetar siç do opozita dhe nënkryetarë siç preferon opozita, por ne këtu nuk jemi për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Ne jemi parti politike dhe duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese dhe obligimeve që i kemi.”, - deklaroi Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.
Haradinaj: VLEN-i nga RMV-ja po ndihmon Kurtin
Ndërkohë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se edhe përfaqësues të VLEN-it nga Maqedonia e Veriut, janë angazhuar për ta ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje, që të sigurojë shumicë parlamentare.
“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut për ta kontaktuar Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albin Kurti. Për të marrë votën për më tutje.”, - u shpreh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Partitë Opozitare kërkojnë që për zhbllokimin e situatës, Lëvizja Vetëvendosje ta ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare, pasi për ta nuk është e pranueshme Albulena Haxhiu.
GYLTENE SINANI
