Maqedoni
Lëvizja për reforma në PDSH, kërkon dorëheqjen e plotë të qeverisë Gruevski
13.05.2015 16:02
Lëvizja për reforma në PDSH, tha sot se Kryeministri Gruevski tenton të defokuson vëmendjen e opinionit me dorëheqjet e funksionarëve që ai vetë I ka urdhëruar...

Gruevski tenton të pastrojë krimin në rastin Kumanovës prandaj i detyroi të dorëhiqen ministrat Jankullovska dhe Janakieski si dhe drejtorin e DSK-së Mijallkov, që të shpëtojë nga kriza në të cilën gjendet ai dhe qeveria e tij, thonë nga kjo lëvizje.
“Me këto dorëheqje nuk do të mund të mbyllet kapitulli i Kumanovës dhe menaxhimi kriminal të qeverisjes së tij 9 vjeçare ku përgjegjës kryesor është ai vet dhe qeveria e tij. Me këtë ai dëshiron të blejë kohë, duke rinkonstruuar qeverinë me të cilin veprim tenton të mbulon gjurmët. Andaj nuk mjaftojnë dorëheqjet e ministrave, por duhet largim i komplet qeverisë që të dilet nga kriza”, tha Ermal Sejfullai Zëdhënës I lëvizjes për reforma në PDSH.
Sejfullai këto komente I bëri para gazetarve dhe kërkoj nga lideiri I opozitës maqedonase Zoran Zaev, të mbajë premtimin e dhënë para opinionit për shpalosjen e gjitha rasteve të incizuara, posaçërisht ato incizime ku janë të inkriminuar funksionarët dhe politikanët shqiptarë.
VISAR SADIKI
