Marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar

21.05.2025 23:15

Nesër në Londër do të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes strategjike...

Nesër në Londër do të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbrëtërisë së Bashkuar.

Marrëveshjen në vlerë prej 6 miliard eurove do ta nënshkruaj zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Kjo shumë e të hollave, do të shpenzohet për investime që do t'i sjellin vlerë të shtuar Maqedonisë, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Nikolloski.

Kësti i parë në vlerë prej 2.2 miliard eurove do të shpenzohet për rindërtimin e spitaleve dhe hekurudhës.

Mexhiti: Marrëveshja me Britaninë në dobi të qytetarëve 

Vlen të theksohet se në Delegacionin Qeveritarë në Mbretërinë e Bashkuar, po merr pjesë  edhe Zv.Kryeministri i parë i vendit dhe njëherit Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti.

Ky i fundit tha se marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar zgjidh probleme jetike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.  

Mexhiti gjithashtu shtoi se se me këtë kredi në vlerë prej 6 miliard eurove, do të ketë projekte infrastrukturore edhe në shëndetësi, arsim dhe transport, ndërsa kjo marrëveshje do të jetë në dobi edhe për mjedisin jetësor.