Maqedoni
Mexhiti: Po nis epokë e re investimesh nga Londra drejt RMV-së
22.05.2025 12:33
Në Londër sot do të nënshkruhet marrëveshje strategjike midis Maqedonisë së Veriut..

Në Londër sot do të nënshkruhet marrëveshje strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, marrëveshje kjo me vlerë prej 6 miliardë eurosh.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar zgjidh probleme jetike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, me te përfshihen projekte infrastrukturore të shëndetësisë, arsimit dhe transportit, ndërsa marrëveshja do të jetë në dobi edhe për mjedisin jetësor.
