Botë

Negociatat Shqipëri - BE në Bruksel, hapet sot grup-kapitulli i tretë

22.05.2025 13:09

Në Bruksel mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë...

Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
 
Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor, si dhe median dhe transformimin digjital. Deri tani janë hapur negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të grup-kapitullit 1 (Themeloret) më 15 Tetor 2024, grup-kapitullit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe grup-kapitullit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.
 
Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapen edhe grup-kapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027 përfundojmë negociatat duke pasur 2030-ën si vitin e anëtarësimit të plotë në familjen evropiane.