Botë

Vrasja e çiftit izraelit, Netanjahu: Do të përforcohen ambasadat izraelite në botë

22.05.2025 13:27

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, njoftoi se po forcon masat e sigurisë...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij, pas sulmit me armë të mërkurën në mbrëmje në Uashington që iu mori jetën dy punonjësve të ambasadës.
 
Zyra e Netanjahut njoftoi se kryeministri izraelit kishte kontaktuar prokuroren e përgjithshme të ShBA-së, Pam Bondi, për të pyetur në lidhje me autorin e dyshuar dhe dy viktimat.
 
Bondi i shprehu Netanjahut keqardhjen e saj të thellë, sipas një deklarate nga zyra e saj, duke shtuar se presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, po ndihmon në menaxhimin e situatës. Ajo tha gjithashtu se autori do të sillet para drejtësisë.