Maqedoni
“Protestoj”: Dorëheqje e gjithë qeveria, jo vetëm individë
13.05.2015 16:08
Vazhdojnë edhe sot protestat e qytetarëve të fulluara tashmë disa ditë...

Në kohën kur parlamenti votonte ministrant rinj, iniciativa ‘Protestoj” mbajti një pres konferencë në të cilën u kërkua dorëheqje kolektive të qeverisë.
Sipas tyre, kapërcimi i krizës do të jetë i mundshëm vetëm me ndërrimin e fytyrave aktuale politike e jo vetëm me rifreskim të kuadrit. Në mbështetje doli edhe Plenumi Studentor.
“Jo vetëm dorëheqje individësh, por tërhiqje e tërësishme e qeverisë. Duhet të bartet përgjegjësi politike dhe ligjore për gjithë korrupsionin, krimin, dhe veprimin anti-kushtetues dhe jo etik. Kërkojmë edhe lirimin e aktivistëve që u arrestuan gjatë protestave të 5 majit, bëhet fjalë për 11 persona në paraburgim dhe 1 i cili është në arrest shtëpiak. Ky moment nuk duhet keqpërdorur për zgjedhje të parakohshme përplot gënjeshtra dhe manipulime, por patjetër duhet formuar një qeveri kalimtare e cila do të ketë mandat për të demokratizuar institucionet, të pastrojë listën zgjedhore si dhe të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike”, shprehet Anstas Vangeli nga lëvizja “Protestoj”.
“Plenumi studentor bënë thirrje për protesta të qeta, pa dhunë. Kërkojmë edhe lirimin e kolegëve tanë në paraburgim, pasi marshi ynë protestues sot do të kalojë edhe përreth Gjykatës Kushtetuese të cilin e konsiderojmë jo legjitime”, shprehet Orhan Sulejmani nga plenumi studentor.
Të pyetur nëse do t’i përgjigjen thirrjes së opozitës për protestën e së dielës, nga kjo iniciativë thanë se ata janë çdo ditë në rrugë, dhe nuk u duhet thirrja e ndonjë partie për të dalë me kërkesat e tyre para pushtetit.
SANIJE KASAMI
