Futboll

Vardari fiton kupën, Struga nuk ja doli ta shpëtojë sezonin

22.05.2025 14:01

Skuadra e Struga TL, nuk ia doli të shpëtojë sezonin e dështuar...

Skuadra e Struga TL, nuk ia doli të shpëtojë sezonin e dështuar – pasi mbeti pas asnjë trofe dhe dalje në evropë. “Liqenasit” sivjet pasi humbën titullin e kampioi, mbrëmjen e kaluar nuk ia dolën të triumfojë edhe në finale e Kupës, në të cilën në Shkup me 2:0 u mundën nga Vardari. Kështu skuadra shkupjane pas plotë 18 viteve e fiton këtë trofe dhe do të luajë në evropë.
 
“Po urojë futbollistët e mi dhe të Strugës, për një ndeshje të mirë dhe korrekte. Fituam me merit. Atë që e kërkonim nga djemtë  të gjitha vendosjet taktike i përmbushën në fushë. E dini se ku ishte Vardari, para 6 muajsh edhe një herë kjo skuadër meriton më shumë dhe e dini se sa fitore kemi në këtë gjysmësezon”, u shpreh trjaneri i Vardarit, Goce Sedllovski. 
 
“Gjithsesi se mundej më ndryshe. Vardari shfrytëzoi rastet e veta. Urime për fitoren dhe ju dëshiroj sukses në evropë. Ne nuk shfrytëzuam rastet tona. Si të them pranuam gol nga gjysmëgoditje dhe i dyti erdhi në vet fillimin e pjesës së dytë. Ky gol psiqikisht na nxjeri nga loja. U orvatëm me posedim të ktheheshim, por nuk ia olëm ti shrytëzijmë rastet që i kishim që të mund të ktheheshim”, theksoi trajneri i Struga TL, Ilço Gjorgjioski.
 
Me këtë disfatë struganët, pas dy viteve mbeten pas arenën evropiane. Këtë verë në evropë do të luajnë në eliminatore – Shkëndija për Ligën e kampionëve, ndërsa Rabotniçki, Vardari dhe Sileksi do të luajnë eliminatore për Ligën e Konferencës. Shorti për verën evropiane do të hedhet me 17 qershor.
 
SAFET ADEMI