Futboll
Tottenhami, fitues i Ligës së Evropës
22.05.2025 14:04
Tottenhami është fitues i Ligës së Evropës për këtë edicion...

Tottenhami është fitues i Ligës së Evropës për këtë edicion, pasi në finale e zhvilluar në stadiumin e Athletic Bilbaos “San Mames” e mposhti skuadrën tjetër angelze, Manchester United.
Trofeun e parë evropian pas 41 vjetësh, Tottenhami e fitoi falë golit të realizuar në minutën e 42 nga Brennan Johnson.
"Nuk do të flas për të ardhmen, sepse duhet të përballemi me humbjen dhe dhimbjen nga disfata në këtë ndeshjeje. Ajo që mund të them është se mendoj se ishte e qartë se ishim ekipi më i mirë, por më pas nuk arritëm të shënonim përsëri dhe kjo është vërtet e vështirë të fitosh ndeshje futbolli. Por djemtë bënë gjithçka për të fituar ndeshjen. E ardhmja do të ketë kohë të vlerësojë gjithçka", u shpreh trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.
"Shikoni, është e vështirë të përshkruaj me fjalë emocionet. Po, jam shumë krenar për lojtarët. Po, është një fitore mjaft e mirë,siç tha kryeministri im i preferuar australian Paul Keating tha pas një fitoreje të papritur se kjo është një fitore për besimtarët e vërtetë. Dhe kjo sigurisht është një fitore për besimtarët e vërtetë. Ky është një grup i pabesueshëm lojtarësh që nuk lëkunden kurrë, nuk e humbin kurrë besimin tek unë dhe ajo që po bënim, një staf futbolli i pabesueshëm", theksoi trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou.
Tottenhami për herë të trerë triumfon në këtë garë. Skuadra Kupën e UEFA-s, që tani quhet Liga e Evropës, Tottenhami për herë të fundit e kishte fituar në edicionin 1983-84. Fitues ishte edhe në edicionin 1971-72.
Nga na tjetër për Manchester United ishte kjo finalja e tretë dhe humbja e dytë. Unitedi trofeun e fundit evropian e fituan në edicionin 2016-17. Tottenhami në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve, si fitues i kupës së dytë më të rëndësishme për klube.
SAFET ADEMI
