Basketboll

NBA – “play off”, Indiana mposht New York pas kohës shtesë

22.05.2025 14:06

Indiana Pacers ka avansuar 1:0 në serinë e fitoreve ndaj New York Knicks...

Indiana Pacers ka avansuar 1:0 në serinë e fitoreve ndaj New York Knicks, të cilët mbrëmjen e kaluar i mundi me 138-135 edhe atë pas koës shtesë. Ishte kjo ndeshje e vlefshme për finale e “balotazhit” në Konferencën e Lindjes e që u luajt në Neë York.
 
Të dyja skuadrat në balotazhin e sivjem triumfonin me përmbysje, ashtu që ndeshja e së enjtës ishte kulminacioni. Skuadra nga Neë York, kishte 17 pikë epërsi, ndërsa në çerekun e fundit 2.45 sekunda para fundit pati 14 epërsi dhe në fund humbi takimin.
 
Indiana e bëri atë që smund të bëhet shpesh deri në -2 në 7.3 sekunda para fundit, ndërsa në sulmin e fundit topi erdhi tek Haliburton, që shënoi për barazimin e shifrave në semafor dhe ndeshjen e coi në minuta shtesë.
 
Pacers-ët, në fund iu gëzuan fitores, ndërsa në 3 minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes shënuan 23 pikë, që askush më parë se kishte bërë. Haliburton, ndeshjen e përfundoi me 31 pikë, ndërsa më i spikatur në këtë takim ishte basketbollisti vendas Jalen Brunson, që shënoi 43 pikë.