Botë

Stabiliteti në rajon, Vengu: Shqipëria krah Kosovës

22.05.2025 14:57

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diskutuar bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes. Palët konsiderojnë se bashkëpunimi është një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik.
 
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria do të mbetet gjithmonë krah Kosovës për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe ka konfirmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Adriatikut (US-A5).
 
Vengu dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, theksuan prioritetet e përbashkëta për forcimin e FSK-së si një forcë moderne dhe territoriale.
 
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 2025”, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.