Maqedoni

Alexander Graf Lambsdorff: Gruevski të dorëhiqet, që të përfundojë kriza

13.05.2015 16:12

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë shpëtimin e Maqedonisë nga kjo agoni që e ka kapluar...

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë shpëtimin e Maqedonisë nga kjo agoni që e ka kapluar, sidmomos pas ngjarjes në Kumanovë dhe dorëheqjes së funksionarëvë qeveritare.
 
Sipas tyre, vendit me urgjencë i nevojitet një marrëveshje e cila do ta kthente sigurinë kombëtare dhe politikën e stabilitetit në vend. 
 
“Nevojitet marrëveshje për konsensus nacional në kohën e urgjencës nacionale. Nuk është kohë për parti politike por është kohanpër rezistencë  ndaj agresionit dhe provokimeve, të rikthetet paqja, prosperiteti dhe siguria kombëtare”, shprehet eurodeputeti Çarls Tanok.
 
Nderkaq, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Alexander Graf Lambsdorff në një prononcim zyrtar, i ka kërkuar kryeministrit Nikolla Gruevski që të jap dorëheqje, duke thënë se dorëheqja e tij do të kontribonte në zgjidhjen e krizës.
 
“Shpërthimi i dhunës në Maqedoni përbën një fotografi të thellë shqetësuese. Kryeministri Nikola Gruevski patjetër duhet të tërhiqet si barrierë që është në rrugën për uljen e tensioneve etnike, që sërish janë rindezur, por edhe për zgjedhje të reja që do të mbaheshin në kushte adekuate demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni sërish do të jetë buzë një lufte qytetare” – ka thënë nënkryetari i PE-së, Aleksander Lambsdorff.
 
 Dorëheqja  e ministrave është komentuar edhe në mediat franceze. Gazeta “Le Mond” shreson se dorëheqjet do të jenë një shansë për ta nxjerrur vendin nga kriza e thellë politike.
 
”Pas konfliktit në Kumanovë, disa zyrtarë të Maqedonisë i bënë dorëheqjet e para. Dorëheqja e funksionarëve do të mund të jetë fillimi i daljes nga kriza politike e vendit" – thekson gazeta franceze “Le Mond”.
 
NERMIN MULAKU