Sportet E Tjera

Rexhepi për medalje në Zagreb

13.05.2015 16:42

Ertan Rexhepi do ta përfaqësoj Maqedoninë në kampionatin evropian për senior në sambo...

Ertan Rexhepi do ta përfaqësoj Maqedoninë në kampionatin evropian për senior në sambo, i cili gjatë fundjavës (14 dhe 15 maj) do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.
 
Ai do të garoj në kategorinë deri më 68kg. Maqedoninë do ta përfaqësij edhe Bakija Masovic në kategorinë deri më 120 kg.
 
“Edhe pse nuk e njoh shum mirë këtë sport, muajve të fundit kam filluar të ushtroj, dhe jam shpallur kampion i Maqedonisë. Trajneri im Erdla Fakic ka zbuluar aftësitë e mija në këtë sport, duke më mundësuar që të marrë pjesë në kampionatin europian. Jam përgatitur maksimalisht dhe shpresoj të fitoj medalje”, tha Rexhepi për Lajm. Me 14 maj do të mbahet edhe kongresi i Federatës europiane në Sambo.