Maqedoni
Ndalohet një person në Shtip, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit
22.05.2025 18:36
Më 21.05.2025 në orën 21.58 në Shtip, policia nga SPB Shtip kanë ndaluar S.T. (52)...

Më 21.05.2025 në orën 21.58 në Shtip, policia nga SPB Shtip kanë ndaluar S.T. (52) nga fshati Dolni Lipovic, rrethi i Radovishit.
“Gjatë një kontrolli trafiku në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Radovishit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur alkool në gjak 2.27 promil.
Ai është përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
