Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e balotazhit
FFM ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e barazhit që do të luhen për LDFM, si dhe për barazhin për LPFM...

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e barazhit që do të luhen për ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë (LDFM), si dhe për barazhin për Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM).
Ndeshja qendrore do të jetë ajo mes Besës së Dobërdollit dhe Bashkimit të Kumanovës, e cila do të luhet në Shkup, në stadiumin "Çair". Gjyqtar kryesor do të jetë Stojançe Trpçevski nga Shkupi.
Në barazhin për LDFM, në Stadiumin e qytetit të Kavadarcit do të luajnë Shkëndija e Haraçinës dhe Osogova, ku do të gjykojë Fatmir Bafto. Pas kësaj, do të ndeshen Prespa dhe Sloga Vinca, ku gjyqtar do të jetë Vlatko Ilioski. Ndeshja e tretë e barazhit për LDFM do të luhet mes Kojnares së Madhe dhe Teteksit, po ashtu në Shkup, dhe gjyqtar kryesor do të jetë Done Ristovski.
Të gjitha ndeshjet e barazhit për LDFM do të luhen të shtunën në ora 17:00, ndërsa barazhi për LPFM do të luhet të dielën në ora 17:00. / Mustafa Ademi
