Besir Demiri dhe Rabotniçki vazhduan bashkëpunimin

23.05.2025 09:20

Lojtari me përvojë, Besir Demiri, i cili luan si mesfushor defansiv, ka nënshkruajtur një kontratë të re dyvjeçare me Rabotniçkin...

Lojtari me përvojë, Besir Demiri, i cili luan si mesfushor defansiv, ka nënshkruajtur një kontratë të re dyvjeçare me Rabotniçkin. Demiri dhe "romantikët" nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi deri në qershor të vitit 2027.

Demiri iu bashkua Rabotniçkit vitin e kaluar. Këtë sezon, ai ka luajtur 25 ndeshje për klubin, ka shënuar një gol dhe ka regjistruar tre asistime, duke qenë prej më meritorëve që ekipi siguroi daljen në Europë.

Gjatë karrierës së tij, Besir Demiri ka luajtur për skuadra të njohura si Shkupi, Shkëndija, Vardar, Mariupol, Zhilina, Kukës, Dinamo Tirana dhe Gjilani. / Mustafa Ademi