KONKURS PUBLIK PËR ZGJEDHJE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË RTVM-SË
23.05.2025 11:10
Kandidatët të cilët do të paraqiten duhet t’i plotësojnë...
I. Kandidatët të cilët do të paraqiten duhet t’i plotësojnë kushtet si vijojnë:
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të kenë arsimim sipëror,
- të posedojnë njohuri dhe së paku 5 (pesë) vite përvojë nga sfera e financave dhe kontabilitetit dhe,
- ti plotësojnë kushtet e përcaktuara nga neni 127 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
II. Kandidatët në Konkursin Publik së bashku me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë:
- Çertifikatë për shtetësi - (jo më e vjetër se 3 muaj),
- Diplomë për arsim sipëror të kryer,
- Biografi të shkurtër (CV),
- Vërtetim për përvojë pesë vjeçare nga sfera e financave dhe kontabilitetit,
- Deklaratë për mospërputhje të funksioneve në pajtim me nenin 127 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele-(e vërtetuar në noter).
III. Kandidatët për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës në RTVM parashtrojnë fletëparaqitje për Konkursin me dëshmi adekuate për plotësimin e kushteve të kërkuara, në zarf të mbyllur me mbishkrim ( për pjesëmarrje në Konkursin për Këshillin Mbikëqyrës të RTVM-së).
IV. Konkursi zgjat 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke e llogaritur nga dita e shpalljes në programet e RTVM-së.
Data e shpalljes 23.05.2025
