Maqedoni

Kaja Kallas për vizitë zyrtare në RMV

23.05.2025 13:38

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë...

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Kallas është në një turne treditor në Ballkanin Perëndimor.
 
Pritet që Kallas dhe Mickoski të bisedojnë për integrimin evropian të vendit dhe të konfirmohet përkushtimi i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Së bashku me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti, Timço Mucunski, dhe ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, Kallas do të marrë pjesë në hapjen e dialogut për siguri dhe mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë, në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje të nënshkruar në nëntor të vitit 2024, i cili do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
 
Ky dialog, siç informojnë nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti, paraqet një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe në integrimin e vendit. Vizita e Kallasit pritet të përfundojë në “Europe House”, ku do të takohet me një grup të të rinjve.