Maqedoni
Ambasada e SHBA-ve: Dorëheqjet hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës
13.05.2015 16:55
Ambasada Amerikane komenton dorëheqjet e djeshme të ministrave të transportit dhe lidhjeve, Jankullovskës dhe Janakieskit...

Ambasada Amerikane komenton dorëheqjet e djeshme të ministrave të transportit dhe lidhjeve, Jankullovskës dhe Janakieskit, si dhe shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov
“Dorëheqjet e funksionarëve të lartë janë hap pozitiv për zgjidhjen e krizës së tanishme politike, dhe ecjen e Maqedonisë para. Ashtu siç kemi theksuar më herët, me rëndësi është që liderët në Maqedoni t`i hetojnë keqpërdorimet e mundshme të pushtetit dhe të ndërmarrin masa për reformimin e institucioneve demokratike në Maqedoni. Si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-të janë të gatshme që të ndihmojnë në këtë proces”, thonë nga ambasada amerikane në Shkup.
