Futboll

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nis përgatitjet për ndeshjet kontrolluese kundër Kosovës

23.05.2025 15:06

Stërvitjen e parë futbollistët verdhekuq e zhvilluan në stadiumin “Boris Trajkovski”...

Stërvitjen e parë futbollistët verdhekuq e zhvilluan në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Një nga lojtarët kyç në mbrojtjen e Sileksit dhe anëtar i përfaqësueses U21, Gjorgje Xhekov, thotë se këto dy ndeshje ndaj Kosovës do të jenë një provë shumë e mirë para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
 
“Besoj se secili prej nesh do të japë maksimumin në këto përgatitje, duke pasur parasysh se janë të fundit para fillimit të ciklit kualifikues për Evropianin. Kemi pasur një periudhë pozitive pas nesh, kemi zhvilluar përgatitje të mira në Antalia. Kosova është një përfaqësuese cilësore dhe kundërshtar i vështirë, por ne duam të marrim rezultat pozitiv në të dy ndeshjet. Mendoj se në dy ndeshjet miqësore në Antalia treguam se kemi cilësi si përfaqësuese. Para nesh janë kualifikimet dhe besoj se mund të arrijmë një sukses të mirë,” – u shpreh Xhekov, duke shtuar:
 
“Vetë stërvitjet dhe përgatitjet janë në një nivel shumë profesional, kemi komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me selektorin dhe stafin e tij. Do të japim shumë përpjekje, luftë dhe përkushtim gjatë kësaj periudhe që na pret, të gjitha me një qëllim – të jemi sa më të përgatitur për fillimin e kualifikimeve.”
 
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë më 28 maj, me fillim në ora 19:00, do ta zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese kundër Kosovës në Prishtinë. Ndeshja e dytë kontrolluese është në program më 3 qershor, në Shkup, me fillim në ora 15:00. 
 
MUSTAFA ADEMI