Maqedoni
Energjia elektrike, Bislimovski: Sistemi energjetik është stabil
23.05.2025 15:49
Sistemi është stabil, energji elektrike do të ketë...

Sistemi është stabil, energji elektrike do të ketë, por problemi për momentin qëndron te tensioni i lartë, për shkak të mbingarkesës së rrjetit. Këtë e deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski, i cili u bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë, sepse situata që është e ngjajshme në disa vende të Evropës po ndiqet.
Për momentin, siç tha ai, nuk pritet të ketë shtrenjtim të çmimit të rrymës.
“Në atë pjesë nuk pres të ketë probleme, kuptohet, asnjëherë me siguri maksimale nuk mund të thuash, por nga të gjitha mekanizmat që i ka në disponim MEPSO-ja si operator i sistemit, por edhe në koordinim me operatorët e transmetimit të energjisë së vendeve fqinje po ndërmarrin masa adekuate.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Përderisa javën e kaluar një pjesë e vendit mbeti pa rrymë, për shkak të defektit të rrjetit përçues prej 11 kilovoltëve, nga MEPSO-ja deklaruan se me investimet e reja, por edhe bashkëpunimin me vendet fqinje po bëhet gjithçka që të ketë rritje të sigurisë së rrjetit, që ishte vendosur.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e ka lehtësuar sistemin për çkyçje të ngorhjeve qendrore.
“Kjo mund të sjellë deri te një numër i madh i konsumatorëve që do të çkyçen, që do të ndikojë negativisht te çmimi për energji termike, përkatësisht do të sjellë deri te rritja e çmimit për energji termike.”, - u shpreh kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Përndryshe, bartësit e licencave për kryerjen e aktiviteteve energjetike, duke përfshirë edhe bartësit e licencave për punë provuese, kanë afat një muaj të dorëzojnë kërkesë për ndryshim të licencës tek KRrE, në përputhje me dispozitat e Ligjit të ri për Energjetikë; përndryshe licenca do t’u skadojë. Afati fillon të vlejë nga 29 maji deri më 30 qershor.
BELINDA KOKA ADEMI
