Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik, janë vërtetuar dy raste me linë e majmunëve

23.05.2025 16:07

Dy raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në RMV...

Bëhet fjalë për dy pacientë meshkuj të viteve 1981 dhe 1985 nga Shkupi. Autoritetet shëndetësore sigurojnë se situata është nën kontroll dhe rezultatet e pacientëve do të dërgohen edhe në Holandë për t’u vërtetuar nënlloji i lisë së majmunëve.
 
“Bëhet fjalë për dy pacientë meshkuj të lindur në vitin 1981 dhe 1985, të dy nga Shkupi. Sipas informacionit të dhënë nga dy pacientët, ata nuk njihen mes vete. Këto rezultate që i kemi marrë në laboratorin tonë, edhe pse bëhet fjalë për laboratori ndërkombëtare të akredituar, prapë se prapë bëmë përpjekje gjatë ditës së sotme me ndihmën e OBSh-së, që t’i dërgojmë materialet edhe në laboratorin evropiane në Holandë, që do të na vërtetohet nënlloji të lisë së majmunëve.”, - deklaroi drejtoresha e IShP-së, Marija Andonovska.
 
“Pacientët janë me pasqyrë të lehtë klinike, njëri është hospitalizuar, për shkak të izolimit më tutje në bazë të kontakteve bashkëpunojnë pacientët. Tek njëri pacientë kemi dy familje që kanë pasur kontakt me pacientin, pacienti tjetër ende është duke u hulumtuar.”, - theksoi Dragan Kocinski nga IShP.
 
“Nuk duhet të ketë panik në popullatë, sepse edhe pse bëhet fjalë për sëmundje infektuese, nuk bartet aq shpejt sikur sëmundjet tjera ngjitëse. Ju siguroj që sistemi funksionon dhe po ndërmerren të gjitha aktivitetet.”, - u shpreh zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski. 
 
Lija e majmunëve është sëmundje infektive, që transmetohet përmes kontaktit të afërt. Simptomat janë me kokëdhimbje, ethe, dhimbje të muskujve dhe skuqje në trup. Periudha e inkubacionit është nga 6 deri në 13 ditë, ndërsa sëmundja zgjat prej dy deri në katër javë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI