Maqedoni
Rasti “Onkologjia”, propozohet paraburgim për të akuzuarit
23.05.2025 16:43
Prokuroria Publike në Shkup ka dorëzuar propozim...

Prokuroria Publike në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit në rastin “Onkologjia”.
“Prokuroria Themelore Publike Shkup, bashkë me aktakuzat e paraqitura në rastin “Onkologjia”, dje dorëzoi edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuar – drejtorin mjekësor dhe atë organizativ të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Të akuzuarve u ngarkohen disa vepra penale për të cilat parashikohen dënime të rënda me burg, dhe pasojat e veprave penale të kryera përfshijnë edhe shkaktimin e dëmit të konsiderueshëm financiar ndaj Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që mund të ndikojë në motivimin e të akuzuarve për t’u arratisur. Për shkak të rrezikut të arratisjes si rezultat i natyrës dhe rëndësisë së veprave penale për të cilat janë ngritur aktakuzat, për tre mjekë të akuzuar – onkologë, janë propozuar masa të kujdesit – marrje e përkohshme e pasaportës ose e ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalim i lëshimit të tij.
Sipas prokurorisë, masa të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
