Maqedoni

Forumi Ekonomik Parlamentar i Mesdheut, Gashi: Bashkëpunim për tejkalim të sfidave globale

23.05.2025 17:37

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, në Marrakesh të Mbretërisë së Marokut.
 
Në fjalën e tij Gashi ka theksuar përkushtimin e vendit për ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve të rajonit, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë demokratik dhe njerëzor. Ai ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për të përballuar sfidat e përbashkëta globale.
 
“Maqedonia e Veriut, ndonëse vend i vogël, ka vizion të madh për një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar, ndaj është e gatshme të japë kontribut aktiv në këtë drejtim.”, ka theksuar kryeparlamentari, Gashi.