Maqedoni

Ministrat e rinj marin votëbesimin

13.05.2015 17:40

Mitko Çavkov është ministri i ri i Ministrisë për Punë të Brendshme...

Mitko Çavkov është ministri i ri i Ministrisë për Punë të Brendshme ndërsa Ministrinë për Transport dhe Lidhje do ta udhëheq Vllado Misajlovski.
 
Me 71 vota pro Kuvendi miratoi dy propozimet e kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilat vijnë menjëherë pas  dorëheqjeve të ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski.
 
Në arsyetimin e tij, për dy ministrat e rinj, Gruevski tha se janë kuadro të dëshmuar në postet e deritanishme, përkatësisht Çavkovsi ish drejtor në Zyrën për Siguri Publike dhe Misajlovski si drejtor në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.
 
"Në vend të Jankullovskës dhe Janakievskit propozoj kuadro të aftë të provuar. Mitko Cavkov, 28 vjet punon me përkushtim në MPB, në të gjitha nivelet, nisur nga inspektori deri te Biroja për siguri Publike që është funksion I emëruar nga qeveria. Vllado Misajllovski është drejtor actual I agjencisë për Rrugëtë RM-së. E cila për momentin udhëheq tre projekte të mëdha për ndërtimin e tre autostradave në Maqedoni, numër të madh të ndërtimeve të rekonstruimeve rrugëve rajonale dhe locale. Më herët ishte sekretar shtetëror I Ministrisë për Transport”, tha Nikolla Gruevski.
 
“Ky hap I dorëheqjeve, I Jankullovskës dhe Janakievskit dhe I Drejtorit të DSK-së është I vonuar dhe I pamjaftueshëm. Populli deshin dorëheqjen e qeverisë.” tha Sollza Gërceva, deputete e pavarur.
  
Gërçeva e kontestoi edhe ministrin e ri për transport dhe lidhje, për shkak të moshës së re dhe pëgatitjes joadekuate.
 
Ndryshe, ministrat Jankullovska, Janakievski dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, dorëheqjet i arsyetuan si akt për tejkalimin e krizës politike, duke akuzuar opozitës si përgjegjse për destabilizimin e vendit.
 
Dorëheqja e ministres së mbrojtjes, shefit të DSK-së dhe ministrit të lidhjeve vijnë menjëherë pas aksionit policor në Kumanovë, ku humbën jetën tetë policë dhe presionit të vazhdueshëm nga faktori ndërkombëtar për përgjegjsi politike dhe juridike pas publikimit të dëshmive nga përgjimi në masë. 
 
SHPËTIM NUREDINI