24 maji shënon ditën e Shën Kirilit dhe Metodit
Maqedonia e Veriut shënon 24 majin...

Maqedonia e Veriut shënon 24 majin, ditën Vëllezërve Kiril dhe Metodi, leximit midis sllavëve, të cilët janë themeluesit e shkrim-leximit dhe letërsisë sllave dhe për kontributin e tyre në zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë.
Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, ka thënë se kjo ditë është një kujtesë e fuqishme e vlerës së qëndrueshme të misionit të tyre, sipas saj një vlerë, rrënjët e së cilës shtrihen thellë në kulturë, dije dhe unitet shpirtëror.
“Ishte fantastike të përkulesh para atyre, të cilëve i përkulet e gjithë bota sllave, përmes këtyre veprave na shtohet dhe sforcohet besimi edhe tek feja jonë. Prandaj pa promovuesit tanë, vështirë se edhe shkrimi dhe leximi sllavë, do ti arrinte vlerat që ka sot. Mendoj se ky është një paralajmërim për të gjithë ne, se rruga e vëllezërve të Shenjtë, Kiril dhe Metodi, nuk ka përfunduar, dhe akoma nuk është plotësuar vizioni dhe misioni i tyre” – tha Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickovski përmes një komunikate ka uruar ditën e 24 Majit, ditën e iluministëve mbarësllavë, Shën Kirili dhe Metodi.
“Kremtimi i vëllezërve Kirili dhe Metodi, të cilët janë themeli i shkrim-leximit të popujve sllavë dhe krijues të alfabetit sllav Gllagolicës, sipas të cilit më vonë u krijua edhe alfabeti cirilik, është dëshmi se misioni i tyre fisnik vazhdon të bashkojë edhe sot. Vëllezërit Kirili dhe Metodi që atëherë promovuan vizionin se fuqia e një populli dhe shteti qëndron në arsim, shkencë dhe në shkrim-lexim. Dhe pikërisht falë spiritualitetit dhe përkushtimit të tyre, sot edhe ne mund ta zhvillojmë kulturën, arsimin dhe shkencën në gjuhën amtare” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski.
24 majin e ka uruar edhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi
“Me rastin e 24 Majit-Ditës së shenjtorëve ‘Shën Kirili dhe Metodi’, nderojmë përkushtimin dhe trashëgiminë e tyre në përhapjen e dijes, shkrimit dhe kulturës ndër popujt sllavë. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e arsimit, gjuhës dhe respektit për diversitetin kulturor në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Urime të gjithëve kjo ditë me vlerë historike dhe arsimore” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Kryeparlamentarit të vendit, Afrim Gashi.
Me rastin e kësaj dite kanë uruar edhe politikanë, institucione dhe funksionarë të tjerë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
