Filipçe: Pas kredisë fshihet një grabitje antologjike!

24.05.2025 15:09

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar  Qeverinë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, duke e quajtur marrëveshjen me Britaninë e Madhe si një “grabitje antologjike”.

Sipas Filipçes, marrëveshja është nënshkruar në mënyrë jotransparente, ndërsa menjëherë pas saj, janë zhvilluar takime me firmat që do të jenë zbatues të projekteve, duke anashkaluar procedurat ligjore për tenderim dhe prokurime publike.

“Pas kredisë prej 6 miliardë me Britaninë e Madhe nuk fshihet asgjë tjetër, përpos një grabitje antologjike. Do ta shihni se kështu do të jetë. Dje e kanë nënshkruar marrëveshjen, dhe menjëherë më pas janë takuar me kompanitë që do të jenë zbatuesit e projekteve. Çfarë tenderi, çfarë Ligji për prokurime publike – të gjitha janë një mashtrim i madh! Çdo fëmijë që do të lindë në 25 vitet e ardhshme, që në ditën e lindjes do të jetë i detyruar me 6.000 euro! Këtë vendi ynë, populli ynë, nuk mund ta përballojë” – tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

VMRO-DPMNE: Investime me rëndësi jetike për vendin

I menjëherhëm ka qenë reagimi i VMRO-DPME-së. Sipas tyre me marrëveshjen e re për bashkëpunim politik dhe ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar, Maqedonisë i vihet në dispozicion një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh - korniza më e madhe ekonomike ndonjëherë për vendin.

“Nuk është vjedhje, kur prej një partneriteti të tillë do të merrni para për hekurudha të reja, për spitale, për arsim, diçka që është e mirë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët. Kjo do të thotë politikë shtetërore me përgjegjësi” – tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE thonë se një nga projektet që do të zbatohet është ndërtimi i një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10, që përfshin rikonstruksionin, modernizimin dhe ndërtimin e një binari të dytë në linjën hekurudhore nga Tabanoc deri në Gjevgjeli. (Ersan Pajaziti, TVM2)