Rritet shqetësimi për qentë endacak në Tetovë

24.05.2025 16:40

Më të rrezikuar sipas qytetarëve të anketuar nga TVM2, janë fëmijët e shkollave fillore...

Tetova dhe shumë qytete tjera në RMV po përballen me problemin e qenve endacak. Nga viti 2023 e deri më sot në SPB Tetovë janë paraqitur 133 raste të cilët qytetarët kanë pësuar nga kafshimi i qenve endacak.

Më të rrezikuar sipas qytetarëve të anketuar nga TVM2, janë fëmijët e shkollave fillore. Sipas tyre në Tetovë qentë endacak i sjellin edhe nga qytetet tjera.

“Flitet se i  biejnë nga qytete tjera, i zbrazin natën me kamionë apo furgonë, nga qytetet tjera në Tetovë e Gostivar, e sidomos kurrë tani do filloj sezoni turistik nga Ohri dhe Struga”.

“Puna e qenve endacak mendoj se është problem mjaft i madh për qytetin tonë, por edhe për qytetet tjera, sepse vërtetë rrezikohet jeta e qytetarëve, e sidomos jeta e nxënësve filloristë, të cilët janë të pa mbrojtur, të cilët shpesh herë janë viktimë e kafshimit të qenve” – u shprehën disa nga qytetarët e Tetovës.

Nga strehimorja që kujdesen për qentë endacak, thonë se deri më tani kanë trajtuar 204 qenë të rrugëve.

“Në periudhën nga qershori i vitit 2024  deri më tani janë zënë 204 qenë. Të gjithë qentë i kanë kaluar trajtimet humane, që do të thotë se janë bërë analizat në laborator të akredituar në Shkup. Janë pastruar nga parazitët e brendshëm, iu është vendosur çip dhe numër në vesh, janë sterilizuar ose kastruar dhe në mënyrë të suksesshme e kanë kaluar testin e risocializimit si dhe janë kthyer në rrugë ose strehuar. Në rrugë janë kthyer 164 dhe janë strehuar 64” – thotë  Goran Toshevski, pronar i një strehimore qenësh.

Veterineri  Ane Apostollovski, thotë se në qytetin Tetovës mund të ketë nga 700 deri në 1 mijë qenë endacakë.

“Qyteti mund të ketë 700 por edhe 1 mijë. Për fat keq numri i qenve endacakë është i madh. Ndikon mos përgjegjësia e pronarëve. E marrin për ta strehuar, e kalon qejfin dhe e lëshon, lëshimi nga qytetet tjera. Një pjesë i kemi sjell, një pjesë kanë qenë edhe të kastruar. Nga puna e deri tanishme kemi gjetur edhe qenë nga qytete tjera. Nga cilët qytete? Kemi gjetur edhe nga Velesi dhe nga Struga?” – thotë veterineri, Ane Apostollovski.

Në qershor përfundon kontrata e strehimores për trajtimin e qenve endacak me komunën e  Tetovës, por kjo e fundit thotë se kontrara do vazhdojë.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe dega e BDI-së në Tetovë, që sipas tyre kontrata që është bërë mes komunës dhe kompanisë “Ana Agro” për trajtim të qenve endacak, ngre shumë dyshime dhe kërkojnë nga komuna e Tetovës që kontratën ta bëjë publike. (Visar Sadiku, TVM2)