Maqedoni

Bomba e 31-të, Zaev: Nuk kthehemi ne kuvend pa doreheqjen e Gruevskit

13.05.2015 17:48

Bomba e 31-të e LSDM-së zbardh marrëveshje biznesi të qeverisë...

Bomba e 31-të e LSDM-së zbardh marrëveshje biznesi të qeverisë, manipulim me tendera dhe shpërdorim të parave të qytetarëve për interesa personale të Gruevskit.
 
Se si partnerët e koalicionit kryejnë shërbime njëri tjetrit dëgjohet në bisedën midis zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe  tanimë ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov.
 
Në një bisedë tjetër midis Jankullovskës dhe ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dëgjohet se si ata mbulojnë punën e ish ministrit të shëndetësisë Bujar Osmani në një tender për riparimin e spitalit në Ohër.
 
Në një bisedë tjetër midis Gruevski dhe Jankullovskës kuptohet se Gruevski për nevojat e tij personale ka blerë Mercedez në vlerë prej 575 mijë euro, para këto të popullit.
 
“Gruevski jep urdhër MPB-së që deri në përfundim të zgjedhjeve locale të vitit 2013-të, për mercedezin e blerë të aktrojë se është marrë për nevoja të tyre. Gruevski bën plane që një pjesë të rrugës ku do të udhëtojë ta kalojë me një veturë tjetër ndërsa pastaj të vazhdojë me  merzedesin me qëllim që opinion dhe gazetarët mos ta kuptojnë se është vetura e tij“, shprehet lider I LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Në biseda të tjera midis ish drejtorit të ELEM Vllatko Çingovski dhe sekretarit të përgjithëm të qeverisë Kirill Bozhinovski ndëgjohet për kurdisje të tenderave në ELEM. Zaev thotë se gjitha këto manipulime janë kryer me urdhër të Gruevskit. Sipas tij dorëheqjet e funksionarëve të VMRO-së flasin se publikimet tona janë të vërteta, ndërsa rradha për të braktisur qeverinë I mbetet Gruevskit. Vetëm atëherë thotë Zaev do të jetë e mundur kthimi I LSDM-së në kuvend.
 
“Kjo përbërje parlamentare është jolegjitime, nuk është zgjedhur në zgjedhje fer dhe demokartike. Opozita do të kthehet në kuvend pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit që ti definojë hapat për një qeveri teknike“, shtoi Zoran Zaev.
 
Zaev nuk arsyeton emërimet e reja të minisytrave në kuvned. Sipas në kushte të krizës së thellë politike kuvendi nuk guzon që të emërojë minisrta pasiqë sikurse qeveria ashtu edhe kuvendi veçmë kanë humbur legjitimitetin.
 

MERAL ISMAILI