Të infektuarit me linë e majmunëve, ISHP: Rreziku i përhapjes mbetet i ulët

24.05.2025 21:17

Instituti i Shëndetit Publik...

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se dy të prekurit me linë e majmunëve janë në gjendje të mirë, nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim dhe nuk ka raste të reja pozitive.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka hapur dy linja të reja telefonike për informacion në lidhje me linë e majmunëve, për konsultime me qytetarët dhe për konsultim me profesionistë të kujdesit shëndetësor.

“Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët”, thanë nga ISHP.

Dje, Komisioni për Sëmundje Infektive i Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me dy rastet e konfirmuara të lisë e majmunëve, miratoi rekomandimin për vetëizolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për të dy personat e prekur.