Prokuroria ngriti me kërkesë paraburgim efektiv për ish Drejtorët e Onkologjisë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup...

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ushtruar ankesë kundër vendimit me të cilin Gjykata Themelore Penale në Shkup caktoi masën “arrest shtëpiak” për dy ish drejtorët e akuzuar në rastin “Onkologjia”. Nga Prokuroria kërkojnë paraburgim efektiv.
“Prokurori publik është i pakënaqur me vendimin dhe kërkon nga Gjykata e Apelit ndryshimin e tij në masën e paraburgimit efektiv, sepse konsideron se masa më e butë nuk mund të garantojë mbarëvajtjen e procedurës penale. Duke pasur parasysh se dy aktakuzat e ngritura i ngarkojnë të pandehurit për shumë krime të rënda që parashikojnë dënime të larta burgimi, si dhe rrethana të tjera që tregojnë rrezik për arratisje, masa e arrestit shtëpiak nuk paraqet mbrojtje mjaft efektive”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike - Shkup.
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dje u caktoi masën “arrest shtëpiak” dy ish drejtorëve të Onkologjisë, Nino Vasev dhe drejtorit organizativ Nehat Nuhi.
