Parashikimi i motit

25.05.2025 12:05

Moti sot do të jetë i freskët....

Moti sot do të jetë i freskët dhe me reshje shiu të herëpashershme, më të bollshme në pjesët juglindore (mbi 25 l/m²).
 
Do të fryejnë erëra nga veriu, mesatare deri të forta (mbi 70 km/orë), veçanërisht përgjatë lumit Vardar.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 12 deri në 19 gradë.
 
Në Shkup dhe rrethinë, do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu në mëngjes.
 
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore në disa pjesë të luginës. 
 
Temperatura minimale do të bjerë në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.