"Të gjithë për Koçanin” - “Le të vrapojmë së bashku"

25.05.2025 14:54

Në shtatë qytete të vendit është mbajtur garë humanitare...

Në shtatë qytete të vendit është mbajtur garë humanitare në vrapim për të shënuar Ditën e Evropës, e titulluar "Të gjithë për Koçanin - Le të vrapojmë së bashku".

E gjithë kjo është realizuar për të mbështetur viktimat e zjarrit në klubin e Koçanit. Përveç shumë të rinjëve dhe të rejave, të pranishëm ishin edhe nga Delegacioni i lartë i Bashkimit Europian në RMV.

“Procesi i shërimit është i gjatë dhe i mundimshëm, dhe kjo do të jetë një barrë e rrëndë jo vetëm për të lënduarit, por edhe për familjet e tyre, por këtu jemi të gjithë së bashku, që të përcjellim porosi për përkrahje dhe solidaritet” – tha ambasadori i BE-së në RMV, Mihalis Rokas.

Edhe pse ishte moti me të reshura të shiut, kjo nuk i ndaloi as fëmijët.

“Jam këtu për fëmijët të cilët humbën jetën në Koçani” – tha një garues.

Edhe fituesi i garës, u shpreh se këtë fitore ua kushton viktimave të Koçanit.

“Këtë garrë dhe këtë fitore, ua kushtoj viktimave dhe të lënduarve në Koçani” – tha fituesi i garës.

Kishte garues edhe nga gjinia femërore të cilat shprehën mbështetje për nënat të cilat humbën fëmijët e tyre.

“Më shumë vetëdije, se në këto momente duhet të jemi të gjithë së bashku” – u shpreh një garuese.

“Motivimi ishte shumë i lartë, që ti ndihmojmë aq sa mundemi këtyre familjeve” – deklaroi një tjetër garuese.

Por sipas garuesve kur një event ka një qëllim të caktuar, të rreshurat e shiut nuk bëjnë pengesë.

“Po shohim se as të rreshurat e shiut, nuk i ndalën njerzit të dalin, por kuptohet kur ka një porosi të qartë” – u shpreh një garues.

Kjo garrë në të njëjtën kohë u realizua edhe në disa qytete tjera si: Koçan, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë. Ndërsa mjetet e tubuara përmes kotizimit do të dorrëzohen tek “Kryqi i Kuq”, e më pas të njëjtat do të destinohen për ti ndihmuar familjet në Koçan. (Fitim Kryeziu, TVM2)