Të paktën 14 të vdekur nga stuhitë në Pakistan pas valës së të nxehtit
Stuhitë me erë “shkatërruese” që përshkuan Pakistanin qendror dhe verior pas një vale...

Stuhitë me erë “shkatërruese” që përshkuan Pakistanin qendror dhe verior pas një vale të nxehtë intensive kanë vrarë të paktën 14 persona dhe kanë plagosur mbi 100 të tjerë, thanë zyrtarët të dielën.
Erëra të forta, bubullima dhe vetëtima përfshiu provincat lindore të Punjabit dhe veriperëndimore të Khyber-Pakhtunkhwa, si dhe kryeqytetin Islamabad të shtunën pasdite dhe në mbrëmje, duke shkulur pemë dhe duke rrëzuar shtylla elektrike.
Ndërsa shumica e vdekjeve u shkaktuan nga shembja e mureve dhe çative, të paktën dy persona vdiqën pasi u goditën nga panelet diellore të zhvendosura nga erërat e forta.
Një burrë vdiq dhe tre të tjerë u plagosën nga goditjet e rrufeve.
Mazhar Hussain, një zëdhënës i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive provinciale të Punjabit, tha se stuhi të tilla zhvillohen për shkak të nxehtësisë së tepërt, e cila arriti mbi 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) ditët e fundit.
“Pati tre deri në katër ditë gjatë valës së fundit të të nxehtit ku temperaturat u rritën mjaft shumë”, tha ai, duke njoftuar 14 vdekje në Punjab dhe 100 të plagosur.
“Kjo stuhi ishte veçanërisht shkatërruese. Shpejtësia e erës ishte shumë e lartë. Kishte aq shumë pluhur saqë dukshmëria u zvogëlua shumë.”
