Futboll

Kombëtarja, Silvinjo publikon listën për ndeshjet e qershorit

26.05.2025 13:21

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës...

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.
 
Dy nga të ftuarit e brazilianit vijnë nga Superiorja. Bëhet fjalë për portierin kampion të Egnatias, Mario Dajsinani dhe mbrojtësin e Dinamos,  kuamnovarin Naser Aliji.  Po ashtu këtu janë edhe dy të tjerët me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani dhe Nedim Bahrami.
 
Ndërsa vihet re rikthimi i Mario Mitaj, i cili kthehet pas dëmtimit. Në listë mungojnë dy futbollistë Taulant Seferi dhe Enea Mihaj. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në Riga.