Hendboll
Hendboll, Mukaetov- EHF te mer vendim sipas rregulloreve!
26.05.2025 13:23
Ndeshja e kthimit mes Alkaloidit dhe AEK-ut, e vlefshme për finale e Kupës Evropiane...

Ndeshja e kthimit mes Alkaloidit dhe AEK-ut, e vlefshme për finale e Kupës Evropiane të EHF-së, nuk u zhvillua mbrëmjen e kaluar pasi grekët nuk dolën në terren.
Shkak për këtë është pakënaqësia e tifozëve grek, pasi skuadra e Alkaloidit nuk ka lejuar që në palestër të hyjnë një numër më i madh i grekëve. Numri i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov, ka bërë një njoftim sot në rrjetet sociale.
“Alkaloid ka përmbushur të gjitha kërkesat e organeve kompetente në lidhje me të gjitha aspektet organizative të ngjarjes së mbrëmshme, e cila është dashur të jetë kulmi i një historie të bukur në të cilën është investuar shumë punë, mund dhe mjete. Shpresojmë në një vendim sipas rregullores sportive në fuqi të EHF-së”, ka shkruar Mukaetov.
Pas rekomandimeve të ultrasve të tyre, hendbollistet e skuadrës greke AEK, nuk kanë dalë në fushë dhe tani janë në pritje të vendimit të EHF-së, i cili pritet të merret gjat kësaj jave. Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), mbrëmjen e kaluar vonë njoftoi se ndeshja e kthimit ishte anuluar për arsye sigurie.
