Botë
Kurti: Haxhiu nuk është në pikëpyetje, kryeparlamentari të zgjidhet me votim të fshehtë
26.05.2025 14:34
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbetet në qëndrimin se Albulena Haxhiu duhet të zgjidhet kryetare e Kuvendit. Ai për 21 dështimet e seancës konstituive e sheh fajtore opozitën, ndërsa zgjidhjen e sheh te votimi i fshehtë, që po kundërshtohet nga partitë opozitare.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E, përgjigja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin.”, - deklaroi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Derisa Vetëvendosje po këmbëngul për zgjedhjen e Haxhiut në postin e kryeparlamentares, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK insistojnë që Vetëvendosje ta ndryshojë kandidaten.
Po ashtu partitë opozitare janë kundër ndryshimit të mënyrës së votimit, pasi sipas tyre, ky ndryshim nuk mund të bëhet pasi ka filluar seanca. Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i 22-të i seancës konstituive do të bëhet të martën në ora 11:00.
GYLTENE SINANI
