Maqedoni

Sëmundja infektive “lija e majmunëve”, IShP: Nuk janë evidentuar raste të reja

26.05.2025 14:52

Dy personat që rezultuan pozitiv me sëmundjen virale infektive...

Dy personat që rezultuan pozitiv me sëmundjen virale infektive, “lija e majmunëve”, siç raportohet nga Instituti i Shëndetit publik, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Instituti raporton se nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim.
 
Për të informuar qytetarët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në lidhje me linë e majmunëve janë hapur dy linja të reja telefonike. Qytetarët mund të marrin informacion duke telefonuar në numrin 076/233-791, ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor në numrin 076/233-792.
 
Instituti i Shëndetit Publik raporton se epidemiologët kanë kontaktuar persona që kanë qenë në kontakt me personat pozitivë me Mpox dhe se ata nuk kanë asnjë simptomë të sëmundjes. Instituti raporton se nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim, ndërsa rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve për momentin është i ulët, thonë nga IShP. 
 
“Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me institucionet e tjera kompetente, janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe mbeten të përkushtuara për monitorimin e situatës aktuale dhe përballimin e saj. Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët.”, - thuhet në komunikatën e IShP-së. 
 
Në ditët në vijim do të organizohet edhe trajnim onlajn për punonjësit e shëndetësisë për ndjekje të protokolleve. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI