Integrimi, debat në Këshillin Nacional në Kuvend, Filipçe: Të shihet puna e Komisionit të Historisë
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe...

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, njëherit edhe kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime është vënë në përpjekjen e gjetjes së ideve, të cilat do ta zhbllokonin procesin eurointegrues, temë për të cilën thotë se e ka menduar ta bisedojë në takimin e liderëve të propozuar nga ai, i cili nuk ka gjetur mbështetje nga kryeministri.
Sipas Filipçes, në rrugën eurointegruese kemi shumë sfida që kërkojnë adresim dhe një prej tyre është konsensusi politik në procesin rreth ndryshimeve kushtetuese.
Filipçe edhe me ide për punën e Komisionit të Historisë, për inkuadrim të ekspertëve të huaj dhe të shihet nëse kjo është pengesë për ndërprerjen e negociatave. Ripërsërit mesazhet e krerëve të BE-së, që e vizituan vendin tonë, të cilët na porositën që ta kapim momentin e zgjerimit në BE.
“Të gjejmë mënyrë që do të mund ta modifikonte punën e komisionit të historisë, të kërkojmë pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj, njerëz që kanë përvoja të tilla në vendet e tyre në këto tema: Gjermania me Poloninë, Gjermania me Austrinë. Kemi hapësirë pune dhe vlerësoj se puna më e keqe është që të mos bëhet asgjë. Unë do të vazhdoj të jem konstruktiv, të apeloj, të gjej propozime për të cilat do të mund të bisedonim, por megjithatë kjo është punë ku liderët e partive më të mëdha duhet të ulen bashkë, pikërisht në këtë periudhë kohore.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Vasilevska: S’na duhen ekspertë të huaj
Për VMRO-DPMNE-në, ideja e Filipçes nuk është e analizuar si duhet. Ka pasoja, por edhe fyen hulumtuesit dhe shkencëtarët maqedonas.
“Shumë shqetësohem kur dëgjoj se në një debat të këtillë kompleks nga lideri i opozitës marrim mesazh me të cilën jo vetëm që do ta zgjerojmë agoninë me komisionin e historisë, por edhe do t’i ngarkojmë me ide të reja, ide që vihen në tavolinë pa i parë pasojat, ndërsa në këtë mënyrë shkelet dinjiteti i shkencës maqedonase.”, - deklaroi deputetja e VMMO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska.
Murtezani: E ardhmja evropiane, realitet
Për ministrin e Resorit, Orhan Murtezani, eurointegrimi nuk është vetëm dokument në letër, por realitet i cili po realizohet në terren përmes rezultateve të qarta në reformat me parafinancim nga BE-ja.
“E ardhmja jonë evropiane nuk është projeksion, por realitet që e ndërtojmë me çdo akt të votuar, me çdo proces të realizuar me sukses dhe me çdo iniciativë për partneritet, që e çon Maqedoninë e Veriut përpara.”, - u shpreh ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani.
Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime prezantoi të arriturat në kuadër të kornizës së Agjendës reformuese, i cili është i kënaqur me tempon e harmonizimit të ligjeve vendore me legjislaturën evropiane. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
