Lufta Rusi – Ukrainë, Tramp: Nuk më pëlqen kjo që bën Putini
Sirenat e alarmit dëgjohen sërish...

Sirenat e alarmit dëgjohen sërish në qytetet ukrainase. Kjo sinjalizon sulme të reja ruse që kanë goditur më shumë se 30 zona, përfshirë kryeqytetin Kiev. Përballë kësaj vale të re dhune, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, në një deklaratë të pazakontë i ka bërë thirrje Moskës duke kritikuar ashpër Vladimir Putinin dhe paralajmëroi masa të reja.
Ai shtoi se po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës pas sulmeve të rënda dhe vdekjeprurëse të fundjavës në mbi 30 qytete, përfshirë edhe Kievin.
Trampi kritikoi edhe Zelenskin, duke thënë se "nuk i bën ndonjë nder vendit të tij me mënyrën se si flet."
"Nuk jam i kënaqur me atë që po bën Putini. Nuk e di çfarë i ka ndodhur. E njoh prej kohësh, kemi pasur marrëdhënie të mira. Por, tani ai po dërgon raketa në qytete dhe po vret njerëz. Nuk jam aspak i lumtur për këtë. Jemi në mes të bisedimeve dhe ai lëshon raketa mbi Kiev dhe qytete të tjera. Nuk më pëlqen fare kjo.", - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
BE-ja paralajmëron presion të shtuar ndaj Rusisë
Reagime erdhën edhe nga Bashkimi Evropian. Sulmet ruse janë fyerje, madje edhe ndaj Trumpit, vlerësoi ministri i Jashtëm gjerman. Ndërkohë Brukseli paralajmëroi për përgjigje të qartë. Shpreësojnë se partnerët ndërkombëtarë do ta risin presionin ndaj Putnit.
“I pamë sulmet më vdekjeprurëse, prandaj varet nga ne se a a do t’i bëjmë presion Rusisë, që edhe ajo të dëshirojë paqen. Nga ana jonë evropiane jemi të gatshëm për një gjë të tillë. Shpresoj edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë do ta ndjekin këtë shembull.”, - theksoi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.
"Putini po shkel të drejtat e njeriut. Është një fyerje, përfshirë edhe për presidentin amerikan, Tramp. Kjo tregon qartë se Putini nuk ka interes për paqe. Ai dëshiron të vazhdojë këtë luftë dhe ne nuk duhet ta lejojmë. Do të ketë një përgjigje të qartë nga Perëndimi dhe besoj edhe nga ShBA.", - u shpreh ministri i Jashtëm gjerman Johan Uadephul.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, kërkoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe u bëri thirrje vendeve të botës që të rrisin presionin ndaj Moskës.
Ndërkohë, forcat ruse të mbrojtjes ajrore pretendojnë se kanë rrëzuar dronë ukrainas, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të përkohshme të fluturimeve në katër aeroporte ruse.
Zëvendësi i Putinit, Dmitri Medvedev, deklaroi se krijimi i një "zone tampon" mund të përfshijë pothuajse të gjithë territorin e Ukrainës, nëse Perëndimi vazhdon të furnizojë Kievin me ndihmë ushtarake. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
